Washimgton Post: Thaçi akuzon
ndërkombëtarët, s'mbajtën fjalën
Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se presidenti i Kosovës të hënën akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk e ka mbajtur fjalën edhe pasi vendi krijoi një gjykatë jopopullore të krimeve të luftës për të ndjekur penalisht shqiptarët etnikë në rastet e lidhura me luftën e Kosovës.
Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se presidenti i Kosovës të hënën akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk e ka mbajtur fjalën edhe pasi vendi krijoi një gjykatë jopopullore të krimeve të luftës për të ndjekur penalisht shqiptarët etnikë në rastet e lidhura me luftën e Kosovës.
Sipas gazetës, Hashim Thaçi ka thënë se në mesin e gjërave që zyrtarët ndërkombëtarë premtuan në këmbim të kësaj gjykate ishte një rrugë me e shpejtë drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, UNESCO, liberalizim të vizave dhe që Kosovës t’i lejohet të formojë ushtrinë.
“Kosova krijoi gjykatën, por bashkësia ndërkombëtare nuk bëri asnjë nga gjërat që premtoi”, citohet Presidenti nga Washington Post.
Gjykata Speciale e Kosovës u themelua në Hagë vitin e kaluar, por deri më tani nuk ka proceduar asnjë rast.
Gazeta shkruan se 19 gjykatës ndërkombëtarë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-të dhe Kanadaja janë të vendosur në Hagë, me jurisdiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera që mbulojnë ligjet e Kosovës e që dyshohet se kanë ndodhur ndërmjet 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.
“Rreth 10 mijë persona vdiqën dhe 1700 u zhdukën gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s, në emër të shumicës shqiptare”, shkruan më tej gazeta.
Thaçi sipas gazetës amerikane, ka thënë se është pajtuar të udhëheq "një proces të padrejtë historik për Kosovën, pavarësisht kundërshtimit nga opinioni publik, politik dhe civil për këtë gjykatë, në mënyrë që të mbrojë partneritetin strategjik me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n".
Presidenti Thaçi ka thënë se gjykata ishte një padrejtësi për Kosovën.
Gjykata Speciale ka pasur "bashkëpunim maksimal dhe bilateral me Serbinë" por "bashkëpunim minimal, simbolik dhe të njëanshëm" me Kosovën”, është cituar Thaçi në këtë gazetë.
"Autoritetet në Beograd pretendojnë se e dinë se kush do të akuzohet dhe çfarë akuzash do të jenë për shqiptarët e Kosovës", tha Thaçi duke shtuar se "serbët i besojnë plotësisht kësaj gjykate, sepse ata janë të informuar saktë se asnjë serb nuk do të akuzohet".
Washington Post shkruan se presidenti Thaçi deklaroi se Gjykata Speciale nuk do t’i shqyrtojë asnjë nga "400 masakrat" ose ndonjë prej më shumë se 20 mijë rasteve të dyshuara të grave shqiptare në Kosovë të përdhunuara nga pjesëtarët e forcave serbe/RTK
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
37.5%
-
Keq
45%
-
Nuk e di
17.6%
Vota total: 347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike
9 Gusht, 09:12
-
Fotolajm/ Buzë Linit ku dremit liqeni
9 Gusht, 09:02
-
Vrasja në azilin e të moshuarve, zbulohen 2 emrat e infermiereve të arrestuara: Kujtuam se ishte rrëzuar! Policia: Penguan zbardhjen e të vërtetës
9 Gusht, 08:50
-
Pamje nga lart të Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Pista gati në fund të vitit për t’u futur në testet e çertifikimeve evropiane
9 Gusht, 08:48
-
SHBA kalon numrin 100 dhe lë pas Kinën, medaljet e fituara pas ditës së 13-të në Lojërat Olimpike
9 Gusht, 08:31
-
Shuhen flakët në Finiq, zjarri dogji sipërfaqe të parkut arkeologjik, ministria e Mbrojtjes: Shmangëm dëmet e monumenteve e bazilikatave
9 Gusht, 08:27
-
Ky është shqiptari që u vra në Itali, origjina e krimit një sherr mes dy familjeve! Kishte dy identitete, detajet e krimit
9 Gusht, 08:22
-
'I thyejnë gotën në fytyrë teksa po hante!' Dhunohet e reja në një lokal të Tiranës, shpallen në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berishaj
9 Gusht, 07:59
-
E reja denoncon në Instragram se është dhunuar në Tiranë: Dikush më goditi nga pas, më thyen gotën në fytyrë ndërsa po haja! Sulmi u krye nga motrat Berishaj
9 Gusht, 07:37
-
Venezuela në kaos, Maduro bllokon rrjetin X për dhjetë ditë: Musk nxit luftën civile! Manjati: Gomar!
9 Gusht, 07:29
-
Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot
9 Gusht, 07:22
-
SHBA, Egjipti dhe Katari bëjnë përpjekjen për të rinisur negociatat, Izraeli thotë 'Po'
9 Gusht, 07:19