TIRANE- Shtohet numri i viktimave të rrëshqitjes së dheut në Washington të SHBA. Sipas autoriteteve lokale numri i të vdekurve ka shkuar në 14 ndërkohë që 176 persona janë shpallur të humbur.
Rrëshqitja e dheut, e thellë 54 ndodhi të shtunën e 15 marsit, pranë qytetit të Oso-s, në veri të Seattle, ku mbi 30 shtëpi u shkatërruan plotësisht. Skuadrat e shpëtimit, të ndihmuar nga vullnetarët dhe familjarët e personave të humbur punojnë prej 3 ditësh pa pushim për të nxjerrë trupat nga gërmadhat.
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi gjendjen e emergjencës për shtetin e Washingtonit dhe urdhëroi autoritetet federale të shpërndajnë ndihmat humanitare për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
(Erin Dini/ sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com