Washington,Barack Obama përuron
muzeun e parë afro-amerikan

Washington,Barack Obama përuron<br />muzeun e parë afro-amerikan
Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur formalisht dyert e muzeut të parë afro-amerikan në Washington.
 
Në fjalën e tij presidenti është shprehur se Muzeu i Kulturës dhe Hstorisë Afro-amerikane do të flasë për Amerikën si kurrë më parë nuk është bërë. Ky muze do të shërbejë si edukim për brezat e rinj ka theksuar presidenti.

“Si popull, me të drejtë kemi kaluar nëpër historitë e gjigantëve që e ndërtuan këtë vend. Por shpesh herë, me dashje apo pa dashje, kemi zgjedhur të mbulojmë ose të injorojmë eksperiencën e miliona njerëzve të tjerë”, tha Obama. 
 
Në ceremoninë hapëse të muzeut ishte edhe paraardhësi i Obamës në postin e presidentit, George W Bush, i cili gjatë mandatit të tij firmosi ligjin që i hapi rrugë ndërtimit të muzeut, për të cilin u investuan 540 milionë dollarë. 
 
Muzeu është projektuar nga arkitekti britanik Davis Adjave dhe ndodhet jo shumë larg nga Shtëpia r bardhë. Aty gjendet rreth 36,000 artikuj duke përfshirë që nga mallrat tregtare që u përdorën për të blerë skllevërit.

 Obama përuronmuzeun e parë afro-amerikan

 Obama përuronmuzeun e parë afro-amerikan

 Obama përuronmuzeun e parë afro-amerikan

 Obama përuronmuzeun e parë afro-amerikan

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin