Washington, deputetet demokrate: Për Trump, femrat janë vetëm objekte seksi (VIDEO)

Ndërsa në SHBA ka nisur gjuetia kundër emigrantëve të paligjshëm, në Nju Jork dhe Çikago, ku jeton një komunitet i fuqishëm emigrantësh, mijëra protestues kanë dalë në rrugë kundër politikës antiemigracion të presidentit amerikan.

Indinjatës së komunitetit me ngjyrë, dhe jo vetëm, i janë bashkuar dhe shumë zëra të tjerë, në përgjigje të disa mesazheve në Twitter të Donald Trump, të cilat janë cilësuar raciste.

"Para se të kritikojnë politikat e ndjekura në SHBA, ata duhet të kthehen në vendet e tyre të korruptuara dhe kriminalizuara, prej nga ku kanë ardhur”, shkruante Trump në një prej postimeve.

Për manjatin Trump, ata që kundërshtojnë politikat amerikane për emigracionin, qofshin edhe deputetë apo kongresmenë, në vend që të kritikojnë "kombin më të madh dhe më të fuqishëm në tokë” duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, "qeveritë e të cilave janë një katastrofë e plotë, më e keqja që ekziston në planet "

Në Washington, 4 deputete demokrate, të sulmuara në Twitter nga Trump, kanë polemizuar me presidentin amerikan.

Për demokraten Ilhan Omar, “Trump është presidenti që i quan njerëzit me ngjyrë, të ardhur nga vende që janë si vrima e zezë për botën”. Po sipas saj, “Trump është presidenti që i sheh femrat vetëm si objekte seksi”.

Kundër presidentit Trump ka dalë edhe Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Në një postim në Twitter, Pelosi shkruan: "Unë refuzoj komentet ksenofobike të Trump. Në vend që të sulmojë anëtarët e Dhomës, presidenti duhet të punojë me ne për politikat e emigracionit që pasqyrojnë vlerat amerikane"

Prej disa ditësh, në SHBA ka nisur gjuetia kundër emigrantëve të paligjshëm.

Operacione anti emigracion janë në Atlanta, Baltimore, Çikago, Denver, Hjuston, , Miami, New York dhe San Francisco.

Agjentët e Emigracionit dhe Doganave po synojnë të largojnë rreth dy mijë emigrantë pa dokumenta, të cilët kanë mbërritur në SHBA kohët e fundit.

Objektivi i operacionit janë kryesisht kriminelët dhe emigrantë e dhunshëm që kanë urdhëra dëbimi nga gjykatat amerikane.

 

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro