Trooper William Finn, një zëdhënës i patrullës shtetërore të Washingtonit mori të mërkurën një njoftim në adresën e tij në Twitter për një aksident të ndodhur në Vankuver nga një grua, e cila e kishte parë aksidentin rastësisht.

Caran Johnson ishte gruaja që nuk e dinte se në aksidentin që kishte ndodhur ishte vrarë për vdekje bashkëshorti i saj.

Ajo kishte dhënë detaje të tjerë rreth aksidentit nëpërmjet Twitter-it ende pa ditur gjë.

“Ky aksident ishte i tmerrshëm”, kishte shkruar pas aksidentit ajo.

Fin kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë kishte ndodhur kur mori vesh që shoferi brenda makinës kishte vdekur.

Më vonë Caran e frikësuar bën një tjetër postim: -“ Nuk dua të hap panik por burri im duhet të kishte lënë punën tanimë dhe nuk po më përgjigjet në telefon”.

Më pas gruaja ka filluar të shkëmbejë mesazhe në Twitter me Finn, i cili ndodhej në ngjarje duke i kërkuar atij detaje.

Finn, i cili kishte arritur të kuptonte ngjarjen më pas kishte ndaluar së mesazhuari me zonjën, duke thënë se ai nuk dëshironte që dikush të merte vesh nëpërmejt Twitter-it se i kishte vdekur burri.

“Ishte një gjë mjaft e rëndë për tu marë vesh në këtë mënyrë”, tha Finn.

Më pas gruaja konfirmoi atë që kishte ndodhur dhe përsëri shkroi diçka në Twitter:-“ Është ai, ka ndekur”.

Johnson, burri i Caran ishte e vetmja viktimë e aksidentit fatal, ndërkohë që shkaku i aksidentit është ende në hetim.

Një grua është përfshirë gjithashtu në aksident dhe është dërguar në spital me dëmtime serioze.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)