Marrëdhënia mes çiftit më të famshëm presidencial Trump është gjithmonë në qendër të vëmendjës ku çdo detaj dhe gjest i tyre i tyre analizohet.

Presitgjiozja “Washington Post” duke u referuar në burimet presidenciale tha se çifti flenë në krevate të ndryshe, dhe prioritetet e tyre janë larg nga ato të njëri-tjetrit. Trump ka si rutinë të zgjohet në 05:30 të mëngjesit duke parë emisionet televizive, ndërsa Melania zgjohet më vonë, pastaj ajo përgatit djalin e tyre 12 vjeçar për në shkollë.

Në diferencat që ndajnë çiftin Washington Post përshkruan edhe stilet e tyre krejtësisht të ndryshme. Trump preferon takimet dhe grumbullimet e mëdha ndërsa bashkëshortja e tij preferon ti drejtohet grupeve të ngushta. Melania Trump nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje duke thënë që ato janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe secili prej tyre nga detyrat dhe prioritet të ndara.