Fakti që Gjermani është nga të paktët vende në Bashkimin Evropian që po mirëpret refugjatët nuk ka të bëjë me superioritetin e saj ekonomik. Ndërsa qindra gjermanë kanë dalë më banderola “Mirësevini refugjatë”, shumë evropianë kanë mbetur të shushatur.

“Gjermania është i vetmi vend që po na mirëpret”, thotë Alalie, 37 vjeç nga Damasku, Siri dhe është një nga qindra refugjatë që ka mbërritur në stacionin e trenit në Munih.

Gati të gjithë refugjatët kanë ardhur nga Hungaria – një vend me politika kufizuese për emigracionin dhe ku shumica thonë se janë trajtuar në mënyrë jo njerëzore.

Por pse ka kaq ndryshim mes vendeve të BE-së? Pse disa vende i mirëpresin refugjatët dhe disa të tjerë bëjnë çdo gjë për t’i larguar?

Arsyet janë disa, por njëra është thelbësore: demografia. Në Gjermani për shembull, mosha e popullsisë është rritur duke u bërë shqetësim. Për këtë arsye janë të mirëpritur të huajt. Ndërsa në vende që nuk e kanë këtë problem nuk tregohen mikpritës për të huajt.

Gjermania ka nevojë për refugjatët

Gjermania po tkurret me shpejtësi dhe treni tregon se në vitet e ardhshme gjendja mund të përkeqësohet. Deri në vitin 2060, do të jenë vetëm 68 deri në 73 milionë nga 81 që janë aktualisht.

Që tani Gjermania ka mungesë të fuqisë punëtore tek moshat e reja. Kompanitë nuk plotësojnë dot kërkesat për punonjës sepse nuk ka mjaftueshëm aplikues.

“Shumica e refugjatëve janë të rinj, të mirëedukuar dhe të motivua. Këta janë ekzaktësisht ajo që kërkojmë”, thotë Dieter Zetsche, kreu i një fabrikës për makina “Daimler”.

Nga fluksi i refugjatëve mund të përfitojë dhe shoqëria gjermane si e tërë. Kjo pasi sot shumë pensionistë duhet të financohen nga një numër i vogël punonjësish. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)