Washington Post: Shqipëria
e Kina ndër shtetet më raciste

 Washington Post: Shqipëria<br />e Kina ndër shtetet më raciste
TIRANE - Shqipëria është një nga vendet më raciste të botës. Washington post ka publikuar hartën e vendeve më raciste dhe më tolerante në botë. Washington Post bazoi këto të dhëna në një studim akademik mbi 65 shtete, duke publikuar dhe hartën që ilustron shtetet për pyetjen sa i takon : Kë nuk do donit të kishit fqinj.

Sipas këtij raporti, Shqipëria së bashku me Kinën, janë dy vende që figurojnë në “listën e kuqe”, të atyre vendeve ku racizmi është një fenomen ndër më të përhapurit. Me pak fjalë,në këto vende nëse ngjyra e lëkurës nuk është e njëjtë me atë të banorëve vendas nuk është rekomandueshme të jetosh aty.

Studimi u be duke realizuar një numër telefonatash të rastësishme në secilin shtet dhe duke pyetur personat se cilët nuk do të dëshironte të kishte fqinj pranë shtëpisë së tyre.

Vendet arabe, si Egjipti, Irani e Arabia Saudite apo me një ndienjë të fuqishme përkatësie kombëtare, si Korea e Jugut, Shqipëria e Vietnami apo Kina, vinin në fund të listës, me 30-40% të të anketuarve që nuk i duan për fqinj personat e një race tjetër. Franca, si një shtet multikulturor, bie në sy për faktin se mbi 20% e të anketuarve u shprehën se nuk do të dëshironin për fqinj një person të një etnie tjetër.

Ndërkohë studimi tregon gjithashtu se përveç Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe që mbajnë vendet e para për tolerancë, Brazili një nga vendet ku krimi mbizotëron mbi ligjin është gjithashtu një nga ato vendet të sigurta për njerëzit me ngjyrë apo me etni tjetër. Vendet pozicionuara në fillim të listës ishin edhe Kanadaja, Argjentina, Suedia, Norvegjia apo Australia.

(Foto: Harta e publikuar nga Washington post)
(lç/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë