Washington Post: Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor?

Washington Post: Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor?

Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor? Është ky artikulli i publikuar nga prestigjiozja “Washington Post”,  në të cilët flitet për të ardhmen e vendeve kandidate, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Bashkimin Europian. Artikulli që mban firmën e Jasmin Mujanovic, politiolog i specializuar në  politikën e Europës Juglindore, thekson se BE është treguar "gënjeshtare", duke mos i mbajtur premtimet për zgjerimin e këtij unioni me Ballkanin Perëndimor.

“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë dyshim idenë e zgjerimit”, nis artikulli.

Në vëmendje sillet rasti i Maqedonisë së Veriut, së cilës iu premtua se po të ndryshonin emrin e shtetit të tyre, do të integroheshin më lehtë në BE.

 “Nëse bashkimi europian rrëshqet nga komuniteti euro-atlantik, liderët europianë do të fajësojnë vetëm veten e tyre. Të shkëputur nga perspektiva e anëtarësimit, politika e Ballkanit shumë shpejt do të bëhet e dëshpëruar dhe e rrezikshme, sidomos për vetë Bashkimin Europian. Bashkimi Europian mund ta kthejë sërish kursin. Duhet patjetër të nisë formalisht negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të paktën t`i japin Bosnjës statusin kandidat. Kjo gjë, për momentin do të stabilizonte anijen”-përfundon shkrimi i Washington. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?