WASHINGTON- Ka vepruar i vetëm 34-vjeçari Aaron Alexis, shkaktari i tragjedisë së ditës së hënë në Navy Yard, në Washington.
Sipas mediave ndërkombëtare, thuhet se 34-vjeçari Aaron Alexis, kishte punuar në Flotën amerikane nga viti 2007 deri në vitin 2011 dhe më pas ishte pushuar nga puna.
Duke u nisur nga ky element, mendohet se ai mund ta ketë kryer këtë akt, për t`u hakmarrë për largimin nga puna.
Sipas kryetarit të Bashkisë, gjatë këtij shkëmbimi zjarri, të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur.
Sipas disa informacioneve të para, është thënë se personat që kanë hapur zjarr mbi personelin e Flotës Amerikane, kanë qenë tre.
Ekspertët po mendojnë edhe për persona të tjerë të cilët kanë vepruar krah Alexis, por deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë konkrete në lidhje me bashkëpunëtorë të mundshëm.
Shkëmbimi i zjarrit, ndodhi në brendësi të Naval Sea Systems Command, që merret me projektimin, ndërtimin, blerjen dhe mirëmbajtjen e anijeve, të nëndetëseve dhe sistemit ushtarak.
Struktura në fjalë, që në gjuhën e kodeve, quhet NAVSEA, është më e madhja nga 5 strukturat e tjera të këtij tipi, që disponojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo strukturë ka një buxhet vjetor rreth 30 miliardë dollarë, ku punojnë gati 3000 persona.
Sipas një dëshmitareje të rastit, e cila ndodhej në zone në momentin kur ndodhi ngjarja, mendohet se një person nga kati i katërt i një ndërtese, ka hapur zjarr mbi njerëzit.
Dy dëshmitarë të tjerë, punononjës në Naval Yard, kanë referuar se kanë parë të afrohet një burrë i armatosur, duke e përshkruar si një djalë të gjatë dhe me ngjyrë, i veshur me të zeza, që qëllonte me armë zjarri nëpër korridorë.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com