Washington-Ministeriali, të mbijetuarit e persekutimit dhe sulmeve fetare flasin të bashkuar

Washington-Ministeriali, të mbijetuarit e persekutimit dhe sulmeve fetare flasin të bashkuar

Sekretari Pompeo duke folur në ministerialin për lirinë fetare

Ministrat e jashtëm të 100 vendeve iu bashkuan sot të mbijetuarve nga masakrat në kisha, xhami dhe sinagoga, për të bërë thirrje për tolerancë dhe respekt për lirinë fetare dhe pluralizmin fetar në mbarë botën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe ambasadori amerikan për Lirinë Fetare, Sam Brownback, thanë se samiti për lirinë fetare synon të bashkojë njerëzit e besimeve të ndryshme që po përballen me persekutimin fetar dhe sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve fetare.

“Të gjithë njerëzit, nga çdo vend i botës, duhet të lejohen të ushtrojnë lirisht besimin e tyre, në shtëpitë e tyre, në objektet fetare, në sheshet publike dhe të besojnë në atë çfarë dëshirojnë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Të mbijetuarit e persekutimit fetar dhe sulmeve të kohëve të fundit dhanë dëshmitë e tyre të fuqishme, përfshirë Nadia Murad, nga popullsia jazide dhe ish-e burgosur e Shtetit Islamik në Irakun verior.

“Historia dhe studimet na kanë treguar në mënyrë të përsëritur se genocidi është një proces në vazhdim. Rreth 350 mijë jazidë janë ende të bllokuar në kampe në Kurdistan. Mbi 3 mijë gra dhe fëmijë jazidë ende mungojnë. Në vitin 2014, komuniteti ndërkombëtar doli në mbështetje të kauzës së popullsisë jazide, por sot ata janë të braktisur”, tha Nadia Murad, laureate e çmimit Nobel.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut