Inaugurimi I stadiumit Arena Kombëtare ditën e dielë në ndeshjen kundër Francës po bën jehonë përtej vendit tonë. Ditën e sotme mediat prestigjioze në Itali kanë shkruar me fjalë të mëdha për stadiumin, i cili deri më tani ka kapur shifrën e 75 mln eurove, përfshirë edhe qendrën tregtare.
Mbi të tjera spikat titulli i ‘Tuttosport’, gazetës torineze e cila thotë se të dielën do të inaugurohet Ëembley I Ballkanit. Për më tepër ‘Tuttosport’ e krahason edhe me ‘La Bombera-n’, stadiumin mitik në Argjentinë ku luan Bocas Junior. Ndër të tjera në këtë artikull veçohet edhe arkitekti i stadiumit, Marco Casamonti, që sipas të pëditshmes ka bërë një punë të mrekullueshme duke i dhënë Shqipërisë një impiant modern.
Ndërkohë gazeta tjetër e njohur italiane, ‘Corriera Della Sport’, në titullin e saj shkruan se stadiumi i ri do të hapet me Francën dhe Ceferin, presidentin e UEFA-s, i cili do të jetë i parnishëm në inaugurimin e stadiumit. Në këtë faqe është publikuar edhe deklarata e trajnerit Edy Reja që sipas ‘Corriere Della Sport’ pretendon që Shqipëria të kualifikohet në Botërorin 2022, pasi kuqezinjtë janë një grup me të rinj dhe kualitet.
Gjithsesi kjo e përditshme nuk e lë më kap, pasi ka intervistuar edhe Thomnas Strakoshën. Ky i fundit fillimisht ka deklaruar se është një emocion i madh kur mendon se babi i tij ka luajtur në Qemal Stafa, ndërsa ai do të jetë portieri që do të mbrojë kombëtaren në stadiumin e ri.