'Wembley' në shitje, miliarderi amerikan ofron 600 milionë euro

'Wembley' në shitje, miliarderi amerikan ofron 600 milionë euro

Stadiumi mitik anglez “Wembley"

Stadiumi mitik anglez “Wembley” mund të shitet dhe kjo është bërë e ditur nga Federata Angleze e Futbollit. Por ajo që ka bërë bujë më tepër, është shifra rekord për të cilën mund të shitet.

Shahid Khan, pronari miliarder i Fulham Football Club dhe i skuadrës së NFL, Jacksonville Jaguars (USA), ka bërë një ofertë formale që po konsiderohet nga bordi i FA mëngjesin e së enjtes. Khan, i cili a një pasuri rreth 6 miliard euro, është gati të paguajë më shumë se 600 milionë euro në dorë dhe të lejojë Federatën Angleze të mbajë “Wembley”-n dhe bizneset e vogla, që kanë një vlerë rreth 400 milionë euro.

Nëse oferta e Khan do të pranohet, do t’i hapte derën ekipit të parë të NFL jashtë Shteteve të Bashkuara. Miliarderi kërkon të shpërngulë në mënyrë permanente ekipin në tokën britanike, çka do të ishte një lëvizje e paparë ndonjëherë. Teksa marrëveshja akoma nuk është arritur, një zëdhënës i FA ka konfirmuar për Sportsmail të enjten se mundësia që stadiumi të shitet është e madhe:

Mund të konfirmojmë se FA ka marrë një ofertë për të blerë Wembley.

Zëdhënës i FA

FA do të ketë disa kondita të caktuara nëse do të pranojë ofertë. Së pari, Wembley duhet të mbetet shtëpia e përfaqësueses angleze të futbollit. Por edhe gjysmëfinalet dhe finalet e kupave të kompeticioneve kombëtare të futbollit duhet të vazhdojnë të zhvillohen aty.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë