Wess Mitchell në Kosovë: Rusia
po luan rol destruktiv në Ballkan
Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, është duke zhvilluar një konferencë për mediat në Kosovë me presidentin Hashim Thaçi.
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Vess Mitchell, tha të hënën në Prishtinë se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit.
Ai i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij në rajon, të cilën e hapi me Kosovën ku siç thuhet në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, po qëndron për të inkurajuar qeverinë e Kosovës "që të përparojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të forcojë sundimin e ligjit, të nxisë rritjen ekonomike dhe të kapërcejë sfidat rajonale në të mirë të qëndrueshmërisë dhe integrimeve perëndimore”.
Zoti Mitchell tha se fakti që udhëtimi i tij i parë në rajon fillon me Kosovën dëshmon se Shtetet e Bashkuara kanë miqësi me Kosovën dhe do të vazhdojnë ta thellojnë atë.
"Dua ta ritheksojë në këtë ndalesë të parë se Shtetet e Bashkuara janë për një Kosovë sovrane, shumetnike e demokratike dhe për t'u ri angazhuar për të mbështetur rrugën euroatlantike për Ballkanin Perëndimorë", tha zoti Mitchell.
Ai tha se Kosova ka përpara hapa me rëndësi përpara përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmbylljen e çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe transformimin e Forcave të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese. Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë vetojë në çështjet e sigurisë së Kosovës.
Zoti Mitchell tha se këtë do t'ua bëjë të qartë edhe bashkëbiseduesve të tij në Beograd, ku ai pritet të qëndrojë të mërkurën për të inkurajuar qeverinë serbe "që të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të bëjë reformat e duhura për të përmbushur synimin për anëtarësimin në BE dhe të mbështesë qëndrueshmërinë rajonale".
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por do tu bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku në rrugën perëndimore.
Zoti Mitchell të martën do të qëndrojë në Maqedoni, në një kohë kur janë shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar rreth emrit dhe integrimin e pritshëm të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.
Diplomati Mitchell që mori detyrën në nëntor të vitit 2017 më pas do të vizitojë edhe Greqinë dhe Qipron./Zëri i Amerikës
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.2%
-
Keq
39%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Dritan idrizit në Itali, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve dhe foto e autorit! Detaje nga krimi dhe hetimet
10 Gusht, 11:00
-
Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes
10 Gusht, 10:45
-
Banorët e rajonit të pasur me litium të Serbisë, zotohen të bllokojnë gërmimet e mbështetura nga BE-ja
10 Gusht, 10:37
-
Lezhë/ Terrorizuan banorët me krisma pistolete, arrestohen 2 të dyshuarit, nën hetim edhe pronari i mjetit! Ja çfarë dëshmoi (Emrat)
10 Gusht, 10:14
-
Imane Khelif fiton medaljen e Artë në Paris 2024! Boksierja algjeriane që trembi botën e shkaktoi 'furtunë' online, fitoi dashurinë e një populli
10 Gusht, 09:58
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
10 Gusht, 09:26
-
Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione
10 Gusht, 09:18
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor
10 Gusht, 08:58
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Lufta/ Izraeli godet një shkollë në Gaza, 100 të vrarë, IDF: Strehë e Hamasit! Egjipti: Provë se nuk do paqe
10 Gusht, 08:03
-
Temperatura deri në 40 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për fundjavën
10 Gusht, 07:45