Wikileaks, gjykatësi i Pinochet
do të mbrojë Julian Assange

Wikileaks, gjykatësi i Pinochet <br />do të mbrojë Julian Assange
Ish gjyqtari spanjoll Baltasar Garzon do të marrë në mbrojtje ligjore themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Garzon ishte ai që kërkoi arrestimin e Pinochet.

Në një deklaratë për shtyp organizata shpjegoi se vendimi u mor pasi të dy u takuan në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Assange është i strehuar që nga 19 qershori për të hartuar strategjinë e mbrojtjes.

Assange është i kërkuar nga drejtësia suedeze, e cila kërkon ta marrë në pyetje për akuzat për përdhunim, të bërë nga dy gra në gusht të vitit 2010. Ai kërkoi azil politik në Ekuador nga frika se mos e ekstradonin nga Suedia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me shumë probabilitet do të përballet me një dënim më të ashpër (ai i frikësohet edhe dënimit me vdekje) për zbulim të herë pas hershëm të sekreteve diplomatike.

Sipas Wikileaks, ish gjykatësi spanjoll ka treguar një "shqetësim të madh në mungesë të garancive ligjore" me të cilat Assange "po sulmohet" .

Garzon do të mbrojë si australianin ashtu dhe Wikileaks "nga abuzimet e proçesit dhe sistemit financiar ndërkombëtar ", duke hedhur dritë kështu mbi "arsyen e vërtetë" të operacionit kundër Assange. Wikileaks gjithashtu denoncon qëndrimin e qeverisë britanike e cila, "pa ofruar garanci të besueshme, është duke bërë gjithshka të mundshme për t'i dhënë fund një situatë që e dëmton atë politikisht."

Gjykatësi Baltasar Garzon "revolucionalizoi" drejtësisë ndërkombëtare, kur në vitin 1998, kërkoi arrestimin e ish-diktatorit kilian Augusto Pinochet. Në qershor të vitit 2011 Gjykata Kushtetuese Iberike e pezulloi gjykatësin për hetim në mënyrë të parregullt në rastin e korrupsionit politik, të njohur si "komplot Gurtel". Garzon kishtë qenë i pezulluar edhe më parë në 2010 pasi kishte hapur një proçes për krimet e kryera nga regjimi i Frankos, një vendim ky që vazhdon të ndajë opinionin publik spanjoll. Ministri i Jashtëm i Ekuadorit është shprehur i kënaqur për përfshirjen e ish-gjyqtarit spanjoll, me të cilin qeveria e tij ka "një marrëdhënie të shkëlqyer."

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij