William & Kate në premirën e filmit
të Mandelës kur morën vesh vdekjen

Persona nga familja mbretërore, njerëz të famshëm të ekranit dhe persona nga familja e tij kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit “Madela, Logn Walk to Frredom”  në Londër.  

Pasi lajmi u përhap në Afrikën e Jugut për vdekjen e Nelson Mandelës, Duka dhe Dukesha e Kembrizhit të cilët po shikonin filmin e bazuar në biografinë e njeritu të madh pak para përfundimit  të filmit morën vesh lajmin e hidhur nga një ndihmës i tyre.

Një nga vajzat e Mandelës, Zindzi Mandela ka qenë gjitashtu e pranishme në premierë.

Lajmi është bërë i ditur pas një deklarate të mbajtur nga Presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma dhe më pas ka kaluar edhe tek të ftuarit në premierë.

princi william

Heshtja dy minutëshe është mbajtur nga të gjithë në kinemanë West End.

Princi William pas lajmit është shprehur:- “Është me të vërtetë e dhimbshme dhe është një lajm tragjik. Ne do të kujtojmë se çfarë inspirimi i jashtëzakonshëm ka qenë Mandela për botën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të dhe familjen e tij. Është shumë e trishtueshme”.

Më pas Princi William dhe Kate janë fotografuar në makinën e tyre duke u larguar pasi morën vesh lajmin e vdekjes së Mandelës.

Menjëherë kanë filluar të dalin të gjithë nga kinemaja në qetësi të plotë. Akoma nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me vajzën e Mandelës, Zindzin.


princi william


(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove