William dhe Kate publikojnë foton familjare për Krishtlindje dhe është kaq e bukur

William dhe Kate publikojnë foton familjare për Krishtlindje dhe është kaq e bukur

Princi William dhe Kate Middleton, Princesha e Uellsit, kanë publikuar një foto të re familjare për kartolinën e tyre vjetore të Krishtlindjes. Fotoja tregon çiftin dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, duke ecur së bashku në një shteg dorë për dore.

Imazhi është bërë nga fotografi Matt Porteous në Norfolk.

“Princi dhe Princesha e Uellsit janë të lumtur të ndajnë një foto të re të familjes së tyre ”, tha zëdhënësi i tyre.

Fotoja e parë e Krishtlindjeve e mbretit Charles si monark u publikua një ditë më parë. Foto tregon Mbretin dhe gruan e tij në Mbledhjen Mbretërore të Malësisë Braemar. Fotoja është shkrepur nga Sam Hussein më 3 shtator, pesë ditë para vdekjes së Mbretëreshës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur