William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
113/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
70.5%
-
Edi Ramën
24.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: “Qeveria teknike”, alibia për mospjesëmarrjen në zgjedhje
6 Tetor, 19:48
-
Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam vrasësja e Eneas, por i shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!
6 Tetor, 19:36
-
VIDEO/ Dramë në minutën e 94, Bayern Munich barazohet 3-3 nga Eintracht! Mbetet në krye të Bundesligës
6 Tetor, 19:30
-
'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze
6 Tetor, 19:00
-
Shkrimi i panjohur i 'Washington Post' në vitin 1986: Refuzimi i ashpër i Ramiz Alisë ndaj Moskës, pas vdekjes së Enverit! Ndryshimi ka filluar...
6 Tetor, 18:59
-
Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën
6 Tetor, 18:49
-
Itali/ Shpërndanin kokainë në Perugia, arrestohen 2 shqiptarë të dyshuar! Njëri u kap në praninë e një 70-vjeçareje, dënohet dhe dëbohet
6 Tetor, 18:45
-
Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë, efektet negative në shëndet nëse hani vonë
6 Tetor, 18:30
-
Ukraina, tundimi për t'i dhënë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO: ‘Si Gjermania Perëndimore’! Por Zelensky po frenohet
6 Tetor, 18:20
-
VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid
6 Tetor, 18:18
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor, 17:58
-
Itali/ Shqiptari kapet me 3 kg kokainë të paketuar me “Rolex” dhe 48 mijë euro cash në banesë! Me precedentë penalë në trafikun e drogës, e tradhtuan lëvizjet
6 Tetor, 17:54