William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
131/3
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.1%
-
Dështim
85.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Molotovë drejt selisë së PS dhe institucioneve, arrestohet një protestues, 7 në kërkim! 5 të shoqëruar
8 Tetor, 08:14
-
Kombëtarja nis përgatitjet, tre lojtarë dalin sot në fushë! Sylvinho ‘huazon Modricin' e U21
8 Tetor, 08:13
-
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati
8 Tetor, 08:08
-
Greqi/ Vritet 28- vjeçari shqiptar, u qëllua me thikë nga kushërinjtë e tij! 2 vëllezërit pretendojnë se viktima abuzonte me ta
8 Tetor, 07:54
-
Lufta/ Vritet një komandanti i Hezbollahut në Bejrut, paralajmëron ushtria izraelite: Do sulmojmë zonën bregdetare të Libanit
8 Tetor, 07:39
-
VIDEO/ Militanti i Berishës hipën në majë të shtyllës për të valëvitur flamurin e PD
8 Tetor, 07:35
-
Revista 'Travel and Tour World': Bumi turistik i Përmetit! Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit
8 Tetor, 07:21
-
Protesta e PD, ministri Hoxha: Shfaqje e shëmtuar, si kurrë më parë sulmuan edhe selinë e kundërshtarëve! Dhunuesit do përballen me drejtësinë
8 Tetor, 07:17
-
Kjo ditë kërkon maturi sidomos në çështjet ekonomike, horoskopi për sot
8 Tetor, 07:07
-
'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron
7 Tetor, 22:58
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38