William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
132/3
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
23.3%
-
Dështim
63.3%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 1466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: Aksioni i parë i ‘mosbindjes civile’, do shtrihet në gjithë vendin! Duam qeveri teknike
8 Tetor, 13:22
-
Sondazhi kombëtar, Harris ‘fiton’ votuesit e pavarur, 52% janë pro demokrates dhe 36% pro Trump
8 Tetor, 13:16
-
Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme
8 Tetor, 13:07
-
Protesta e 7 tetorit, Noka mbledh drejtuesit politikë në selinë e PD-së
8 Tetor, 13:06
-
Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale
8 Tetor, 13:03
-
Martin Leka: O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
8 Tetor, 13:03
-
Kombëtarja në Ligën e Kombeve, Altin Rraklli për Report TV: Do ndihet mungesa e Gjimshitit, më pëlqen vazhdimësia pas Euro 2024
8 Tetor, 12:52
-
E para vajzë shqiptare me medalje të artë në mundje, Erglena Domi: Krenare! Babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta
8 Tetor, 12:50
-
Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën për protestën: O kriminel! U lodhëm, boll më! Vetëm mosbindje civile nuk është
8 Tetor, 12:38
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara, nën hetim 54-vjeçari
8 Tetor, 12:35
-
Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa portretin e Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës (VIDEO)
8 Tetor, 12:33
-
Mbi 100 sportistë nga 20 vende, mbahet në Gjirokastër kampionati evropian i parashutizmit! Zgjat 8 ditë
8 Tetor, 12:33