William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
73/3
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
53.6%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 8582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon
3 Tetor, 10:52
-
E kap transmetimi direkt, tifozi i Bayern Munich konsumon kokainë gjatë ndeshjes së Champions League
3 Tetor, 10:46
-
'Ne nuk kemi hyrë kurrë me benzinë në parlament', Braçe ironizon: Në sallë shahen, te klubi pastaj të gjithë puthen
3 Tetor, 10:44
-
Gonzato: Komisioni i Posaҫëm për Antikorrupsionin, mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit
3 Tetor, 10:35
-
'Si do vijojë aksioni?' Bardhi: Si të na teket! Radhën e ka kryeministria
3 Tetor, 10:35
-
Deputeti socialist Frrok Gjini kërkon futjen në seancë të atyre që nuk janë dënuar, Spiropali: Ata që i pengojnë bëjnë akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës
3 Tetor, 10:29
-
Bardhi hodhi drejt saj këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit
3 Tetor, 10:27
-
Deputetët e PD-së i vënë flakën manekinave, Noka hedh benzinën dhe ndez zjarrin sërish
3 Tetor, 10:20
-
PS vijon seancën, deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para derës kryesore të parlamentit
3 Tetor, 10:15
-
PD jashtë, garda e ndalon të hyjë, socialistët vijojnë punimet e seancës parlamentare
3 Tetor, 10:07
-
Përleshjet e deputetëve të PD-së me gardën dhe socialistët, Alibeaj, Açka dhe Merita Bakiu mbeten jashtë hyrjes së parlamentit
3 Tetor, 10:03
-
Historike/ Lille mposhti Real Madridin në Champions, Edon Zhegrova ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga UEFA
3 Tetor, 10:03