ANGLI- Willian me të gjitha gjasat nuk do të jetë më lojtar i Chelsea-s ne fund të këtij sezoni. Mediat britanike bëjnë me dije se braziliani është i vendosur që mos rinovojë kontratën me blutë e Londrës.
31- vjeçari kërkon me ngulm kalimin tek Barcelona të cilët prej kohësh janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të djathtë. Në fakt blaugranët kanë një repart të ngjeshur sulmuesish por braziliani për ta mbetet në krye të dëshirave. Në janar pritet që dy palët të ulen dhe të diskutojnë për të nënshkruar një parakontratë.
Nga ana tjetër trajneri Frank Lampard e konsideron Willianin një lojtar kyç edhe pse shpesh në këtë sezon e ka ulur në stolin e rezervave. Pas 6 vitesh në Stamford Bridge duket se pas Hazard, do të jetë radha e tij për të lënë me shije të hidhur tifozët blu, dhe pse ekipi pas largimit të belgut ia dha numrin 10 në shenjë vlerësimi.