Edhe pse kanë kaluar 17 vjet që nga xhirimet e skenave të filmit “Titanic” ku Kate Winslet pozoi nudo në rolin e Rose, ajo skenë vazhdon ta ndjekë kudo aktoren.
Gjatë premierës së filmit “Divergent” në Los Angelos një fans i kërkoi asaj që të jepte një autograf në një kopje të portretit të saj nudo.
Imazhi ishte një version që Jack (Leonardo DiCaprio) pikturoi për Rose, e cila i kërkoi atij që ta “pikturonte si një nga femrat e tij franceze” dhe ku aktorja Winslet shfaqej e zhveshur dhe mbante në qafë vetëm varësen “Zemra e Oqeanit”.
Kate e vënë në siklet nga kjo gjë u shpreh se nuk dëshironte të jepte më autografe mbi këtë portret.

Vetë aktorja pohon se gjatë gjithë këtyre viteve ajo fotografi vazhdon ta bezdisë dhe se shpesh nuk pranon të japë autograf mbi atë pamje.
“Unë nuk e firmos atë portret. Nuk ndihem aspak rehat. Përse e bëni këtë gjë?”, tha Winslet.
Ndonëse skenë e një filmi, portreti origjinal u shit në ankand në vitin 2011 për plot 16,000 dollarë.
Ndërsa në film ishte DiCaprio që luajti skenën e famshme, artisti pas asaj pikture është regjizori i famshëm James Cameron.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com