Wollfarth takon Topin:
Duhet dialogu konstruktiv
Ambasadori i OSBE-së zhvilloi sot një takim pune me presidentin e Republikës Bamir Topi në kuadër të zhvillimeve më të fundit politike, si dhe të realizmit të reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
TIRANE-Ambasadori i
OSBE-së zhvilloi sot një takim pune me presidentin e Republikës Bamir Topi në kuadër të zhvillimeve më të fundit politike, si dhe të realizmit të reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Republikës dhe Ambasadori i OSBE-së ndanë të njëjtat mendime për rëndësinë e bashkëpunimit politik institucional mes palëve, në mënyrë që të zbatohen standardet perëndimore të drejtësisë e të demokracisë dhe të arrihen rezultatet e duhura në funksion të realizimit të të gjitha aspiratave madhore të shtetasve shqiptarë dhe Shqipërisë.
Kryetari Shtetit, Bamir Topi theksoi në këtë takim “domosdoshmërinë për dialog konstruktiv ndërpartiak, konsensus e komunikim funksional institucional të të gjithë faktorëve e aktorëve politikë në vend, duke vënë në dukje nevojën e realizimit të reformës zgjedhore, të asaj në drejtësi, sidomos miratimit të Gjykatës Administrative në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret e rëndësishme të një vendi demokratik që synon integrimin zyrtar në familjen evropiane” – thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Nga ana e tij kreu i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Ëollfarth i shprehu Presidentit Topi “mbështetjen e mëtejshme e të palëkundur gjatë ushtrimit të mandatit të tij në respekt të Kushtetutës e ligjeve në fuqi, duke vënë njëkohësisht në pah rëndësinë që të gjitha palët duhet të shënojnë përparim konstruktiv me reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme që i shërbejnë interesave madhore të popullit shqiptar. “- bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.
Takimi zhvillohet në një klimë të tillë, kur maxhoranca ka ndërmarrë një nismë për hetimin dhe më pas shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti nënkryetarit të KLD-së, ndërsa postin e kryetarit të këtij institucioni e mban presidenti. Po kështu qeveria është në përplasje me opozitën për vendimin më të fundit të Gjykatës së lartë për të shpallur të pafajshëm ish-zv.kryeministrin Ilir Meta të akuzuar për korrupsion dhe kur pas 2 ditësh do të përkujtohet 1 vjetori i masakrës së 21 janarit, kur forcat e sigurisë vranë 4 demonstrues të opozitës dhe plagosën dhjetra të tjerë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44