Wolvërini vendos një rekord të ri botëror

Wolvërini vendos një rekord të ri botëror

Hugh Jackman aktori i cili ka luajtur rolin e Wolverine në filmat e famshëm X-Men ka thyer një rekord botëror.

Atij i është dhënë “çmimi”i Guinnesit për shkak se Jackman cilësohet si aktori me karrierën më të gjatë të luajtur në të njejtin film. Hugh Jackman ka luajtur në seritë X-Men për plot16 vjet dhe 228 ditë.

Ai ka qenë në seri që nga filmi i parë X-Men në vitin 2000 ku shkëlqeu me performancën e tij të shkëlqyer. Ai e ka luajtur së fundi rolin e Wolverine në filmin, "Logan" i cili rezultoi një sukses i madh duke kapur shifrën e milionave shikuesëve në tërë botën.

Në total Jackman ka luajtuar gjashtë filma X-Men dhe i pyetur nga gazetarët nëse do të vazhdonte të ishte pjesë e të njëjtit film ai e ka lënë të nënkuptohej se po. Ai është shprehur se gjithmonë fitimi i Guinnessit është një ëndërr e cila u bë realitet për të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter