Pak ditë pasi shiti Diogo Jota te Liverpool, Wolves ka thyer rekordin personal në merkato përsa i përket afrimeve. Klubi i Premier League ka zyrtarizuar sot mbrojtësin Nelson Semedo nga Barcelona, të cilin e ka blerë për 37 mln paund.
Semedo është futbollisti i tetë portugez nën menaxhimin e Jorge Mendes që provohet te Wolves, ndërsa në Katalonjë nuk shihej si i domosdoshëm nga Roenald Kuman.
Trajneri holandez i Barcelonës ka piketuar zëvëndësuesin dhe për këtë arsye paratë do të shkojnë menjëherë për të. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Sergino Dest, i cili luan te Ajax.