Woody Allen hap për herë të
tretë Festivalin e Filmit në Kanë

Woody Allen hap për herë të<br />tretë Festivalin e Filmit në Kanë
Në Francë çelet sot  Festivali i kinematografise mbarëbotërore i cili do të zgjasë deri me 22 maj . Ky është festivali i 69-të në radhë dhe do të nisë me filmin “Café SoCiety” të regjisorit amerikan, Woody Allen.

Kjo është hera e parë që një regjisor hap Festivalin e Kanës për herë të tretë, pasi filmat e Allen kishin hapur këtë festival në vitin 2002 dhe 2011.
 Në filmin “Café SoCiety” luajnë Kristen Stewart, Jesse Eisenber dhe Steve Carell. Filmi përqëndrohet në një kafe të viteve 1930 në Hollywood.

Në garë për çmimin prestigjioz “Palma e Artë” janë 21 filma.
Revista ‘’Time’’ ka hartuar një listë prej 5 fimash që flitet që mund të jenë fitues të çmimit të madh .

Filmi parë që përflitet në Kanë është “The Sea Of Trees”, filmi i fundit i regjisorit Gus Van Sant. Më pas, e njëjta kompani realizuese “Lions Gate” ka të drejtën ekskluzive të filmit  “Genious”, me Nicole Kidman. 

Filmi i tretë është “Rachet and Clank”, i cili bazohet në një lojë të famshme ‘Play Station’-i.

Më pas në skenën e Kanës do të prezantohet filmi i shumëpritur biografia e legjendës së operës Maria Callas.
E së fundmi një tjetër histori biografie e Pablo Escobar, e sjellë nga Javier Bardem dhe Penelope Cruz,  pret të marrë vlerësimin e jurisë në Kanë.

Gorge Miller, regjisori australian është presidenti i jurisë për garën kryesore.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar