Work & Study, pritet të punësohen
më shumë se 1500 persona

Work & Study, pritet të punësohen<br />më shumë se 1500 persona
Panairi i hapur ditën e sotme tek Muzeu Historik, pritet të punësojë më shumë se 1500 persona.

“WORK & STUDY është një rrugë e nisur në vitin 2010 dhe çdo vit në mënyrë progresive janë rritur kërkesat e kompanive dhe cilësia e punëdhënies.

Ky event solli në vitin e parë të nisjes së tij 500 vende të reja pune e 400 bursa studimi, e në vitin 2014 shifrat u trefishuan, duke pasur një numër më të madh sipërmarrësish dhe më shumë se 1 500 vende pune.

Në këtë edicion, Work & Study synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit. Të dëshmojë rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes.

Për këtë qëllim gjatë ditëve të panairit do të jenë lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe orientimin drejt tregut’, - thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024, flasin ekspertët britanikë: Shqipëria i hap telashe Italisë, mund ta trondisë

Euro 2024, flasin ekspertët britanikë: Shqipëria i hap telashe Italisë, mund ta trondisë