Workshop në Pogradec,një premtim
për të ardhmen e kinemasë shqiptare

Workshop në Pogradec,një premtim<br />për të ardhmen e kinemasë shqiptare
Një workshop që ndihmon kineastët organizuar nga CINEEUROPA dhe i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë ka çelur edicionin e parë këto ditë në Pogradec. Në këtë edicion janë trajtuar disa prej çështjeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare, ku nuk ka munguar një rivështrim në disa nga ngjarjet e së shkuarës totalitare.

Faza e parë e workshopit mblodhi bashkë profesionistë të fushës së skenarit, si edhe regjisorë e producentë të afirmuar e të rinj. Më pas autorët kanë rishikuar skenarët e tyre nën këshillimet profesionale të tutorëve të mirënjohur, si Giovanni Robbiano edhe Isabelle Fauvel (e cila ishte edhe udhëheqëse akademike e programit), si dhe Izer Aliu për filmin e gjatë dhe Andamion Murataj për filmin e shkurtër. 

Drejtori programit për ALBASCRIPT, Andamion Murataj thotë se “Filmi shqiptar këta vitet e fundit ka pasur disa arritje për t’u shënuar, por edhe i tërë rajoni ynë ka qenë në avangardë të zhvillimeve të filmit europian. Mjafton të përmendim vende, si: Greqia, Rumania apo edhe Turqia, që kanë pasur në këtë dekadë një rilindje të vërtetë të kinemave të tyre kombëtare.” 

Gjatë festivalit të Berlinit Murataj dhe Ilir Butka filluam tratativat e para për organizimin e një projekti të tillë madhor. “Ilir Butka ka qenë mbështetës i kësaj ideje që në krye të herës. Ishte ai që realizoi dhe marrëveshjen me CINEUROPA dhe së bashku identifikuam se kush mund të ishin tutorët më të frytshëm, së pari për ta kuptuar dhe më pas për të pasur impakt real dhe afatgjatë në kinemanë shqiptare”, thotë Murataj. 

Gjatë ditëve të workshopit, të gjithë pjesëmarrësit bënë prezantimin e projekteve të tyre, si dhe pritshmëritë nga ky workshop, duke u përballur më pas me vërejtjet profesionale, jo vetëm të tutorëve, por edhe të kolegëve me të cilët kishin ndarë veprën.

“Ishin 10 projekte të filmit të gjatë të ndara mes dy tutorëve me nga 5 projekte secili, në faza të ndryshme të zhvillimit. Ishin gjithashtu edhe projektet e filmit të shkurtër. Ideja është që të përpiqemi të marrim një vështrim të zgjeruar të punës në progres, ku shumë projekte janë në gjendjen e zhvillimit dhe janë shumë interesantë dhe sfidues.”- tha Isabell Fauvel.

Sipas saj, uorkshopi i ndihmon kineastët (në këtë rast skenaristët) të kenë ide më të qartë për rrugën që duhet të përshkojë një autor deri në draftin final të skenarit para se të bëhet një film. Ndërsa Giovanni Robbiano shprehet shumë i kënaqur me eksperiencën në Pogradec. obbiano vëren se: “Vendi juaj këtu më kujton pak Greqinë, por edhe Italinë. Shoh shumë paqe dhe më bën të ndihem mirë”. 

Artur Gorishti ishte një nga pjesëmarrësit në workshop me skenarin e tij për film të gjatë të titulluar “Xixëllonjat”. 

“Për mua ishte hera e parë që marr pjesë në një workshop të tillë dhe si autor që kam punuar tërë kohën i pavaruar ishte pak e paqartë fillimisht se si do të funksiononte. Tani që u mbyll faza e parë mendoj se ishte gjëja më e mirë që mora pjesë, sepse vërtet më dha shumë mundësi që të shikoj se në çfarë stadi jam me skenarin. “ tha Gorishti


Për drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, nevoja e përpunimit të skenareve, e orientimit të skenarëve drejt një tregu ndërkombëtar e ka bërë të domosdoshme prej kohësh kalimin e tyre në një filtër të zhvillimit të mëtejshëm nëpërmjet modelit të një workshopi të nivelit të lartë profesional.

Pas përfundimit të fazës së parë në Pogradec i hapet rruga fazës të dytë, që është bashkëpunimi për një periudhë gjashtë mujore on-line për të mbërritur në draftin final. 

Butka thekson se përfshirja e CINEUROPA në këtë projekt i sjell ekspozim jashtëzakonisht të vlefshëm kinematografisë shqiptare në përgjithësi.

2

3

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie