World Food Programme: Afganistani në prag të krizës humanitare

World Food Programme: Afganistani në prag të krizës humanitare

World Food Programme i Kombeve të Bashkuara paralajmëron që Afganistani mund të përballet me një "krizë të tmerrshme humanitare".

Zyrtarët thonë se viti do të jetë "jashtëzakonisht i vështirë", për shkak të konfliktit dhe për shkak të thatësirave që kanë përfshirë vendin. Organizata thekson se një e treta e popullsisë mund të përballet me varfëri ekstreme dhe mund të vuajë mungesën e ushqimit.

Duke folur nga Kabuli, drejtoresha e WFP-së Mary-Ellen McGroarty , deklaroi se pavarësisht se vendi gjendet nën pushtetin e talebanëve stafi i tyre do të qëndrojë në Kabul.

Ajo tha se situata ishte "e tmerrshme", me analizat që tregojnë se 14 milion njerëz janë në rrezik kequshqyerje, përfshirë dy milion fëmijë.

"Ndërsa konflikti është përshkallëzuar në të gjithë vendin, fermerët nuk janë në gjendje të korrin të mbjellat e tyre dhe kanë filluar të braktisin shtëpitë e tyre ," shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat