Anna Lika dhe Rudina Dembacaj janë dy prej aktoreve më të komentuara nga publiku shqiptar. Të dyja ndiqen nga një numër shumë i madh ndjekësish. Mirëpo para disa muajsh të dyja u panë shumë shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe shakatë mes tyre nuk mungonin. Nuk zgjati shumë dhe sikur u distancuan.
Anna Lika ka nisur pushimet dhe nuk po i mbaron vera, e ndërsa Rudina ka kaluar një periudhë mjaft të bukur me familjen e saj. Kështu që duke mos parë asnjë foto të dy aktoreve së bashku lindën dyshimet nëse mund të ishin zënë.
Foto e publikuar nga Anna Lika
E pyetur në Instagram nëse janë zënë vetë Anna është përgjigjur: Po, jemi zënë shumë keq, po këtë sezon do punojmë bashkë. S'e di si do t'ja bëjmë pa folur me njëra-tjetrën.
Teksa shohim në listën e ndjekësve vëmë re që dy vajzat e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe sigurisht kjo ishte një përgjigje me humor, karakteristike e Annës.