Rudina Dembacaj së fundmi ka zbuluar se ka bërë një ndryshim drastik në look-un e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se ka prerë dhe ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.
“Kjo foto i dedikohet Rezarta Shkurtës dhe i them që e dua shumë”, ka shkruar aktorja duke etiketuar këngëtaren në foton e saj.
Por mesa duket Rezarta duket se nuk është e kënaqur dhe nuk e ka dashur këtë ndryshim të Rudinës, të paktën kështu ka lënë të kuptohet me komentin e saj.
“Brune urgjent se do hash bllokun”, i shkruan Shkurta në postimin e saj, duke e shoqëruar me një emoji zemër të kuqe të thyer dhe një emoji duke qeshur.
Edhe aktori, Visjan Ukcenaj duket se është befasuar ky ndryshim, duke iu referuar komentit të tij.
“Kuku medet…. më iku shoqja… kuku”, shkroi ai.
Ndërkohë edhe shumë ndjekës të aktores kanë komentuar se i shkojnë më shumë flokët e zeza se sa kjo mgjyrë e re.