Wuhan, ja si duket sot qyteti 'fantazmë' ku 'lindi vdekja' (FOTO)

Wuhan, ja si duket sot qyteti 'fantazmë' ku 'lindi vdekja' (FOTO)

Qyteti Wuhan, epiqëndra e shpërthimit të koronavirusit të ri kinez që po frikëson botën, sot është i shkretë dhe pa jetë. Miliona banorë janë mbyllur në shtëpi pas urdhërit të autoriteteve dhe nga frika e infektimit. Veç 11 milionë banorëve, jo pa ironi edhe statujat mbajnë maska në fytyrë.

Prej 12 ditësh, fluturimet nga aeroportet, trenat dhe transporti publik në qytet, përfshi deri dhe tragetet kanë pezulluar aktivitetin nga reziku i infeksionit. Prej datës 22 janar Wuhan ndodhet në gjendje karantine, askush nuk mund të hyjë dhe askush nuk mund të dalë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë por dhe jashtë saj vazhdon të rritet. Totali prej 1018 ka tejkaluar numrin e viktimave shkaktuar prej sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau 774 njerëz në të gjithë botën në mes vitet 2002-2003, ndërsa rastet e infektimit kanë tejkaluar 43 111 dhe janë përhapur edhe në katër vende të tjera duke e çuar numrin e shteteve të prekura nga koronavirusi në 27.

Përhapja e koronavirusit po rrit koston e ushqimit dhe pothuajse të çdo lloj produkti tjetër duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 5.4% në janar. Çmimet e muajit të kaluar pësuan rritjen më të lartë që nga tetori i 2011, kohë kur Kina po luftonte për të kontrolluar muajt e rritjes së inflacionit. Sigurimi i ushqimit, i cili përbën gati një të tretën e shpenzimeve nga konsumatorët kinezë, është kthyer në një problematikë. Mishi i derrit - një ushqim kryesor në dietën kineze, tashmë është shtrenjtuar nga sasia e limituar për shkak të një sëmundjeje të derrit. Ai është shtrenjtuar 116% më shumë në krahasim me një vit më pare, ndërkaq perimet janë bërë 17% më të shtrenjta.

Bllokimi, duke karantinuar gjithë provincën dhe prerë çdo lloj kontakti me pjesën jashtë, është gjithashtu një faktor që ka shkaktuar rënien e ekonomisë.Njerëzit po nxitojnë të blejnë gjërat më të rëndësishme për përmbushjen e nevojave të tyre, për shkak të frikës se nuk dihet se sa kohë mund të rrinë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në garë kundër kohës për të provuar të mposhtim virusin. Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë thotë se ka filluar testimi në minj për një vaksinë të parë të mundshme por gjithashtu ka kujtuar se
"testet e kafshëve bëhen në një fazë shumë të hershme në zhvillimin e një vaksine dhe se shumë hapa të tjerë do të duhet të merren akoma përpara se të jetë gati".
Sipas mediave në Kinë janë planifikuar gjithashtu edhe testime të mëtejshme të toksicitetit tek kafshët më të mëdha, siç janë majmunët, për të patur një vaksinë të sigurt për njerëzit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 1018 numri i viktimave, 43 111 konfirmohen të infektuar, vaksina provë testohet te minjtë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)