Trajneri Xabi Alonso pritet të lërë Bayer Leverkusenin në fundin e sezonit. Eurosport raporton se spanjolli 42-vjeçar do të largohet së bashku me lojtarin Alejandro Grimaldo. Real Madrid dhe Bayern Munich, ish-klubet e Alonsos janë vendosur pas tij.
Gjasat janë të mëdha që Alonso të pasojë në stolin e Real Madrid Carlo Ancelotti-n, i cili gjithashtu në fund të sezonit pritet të largohet.
Tifozët në Madrid janë të gëzuar me lajmet se një kampion do pasojë një tjetër në stolin e një prej klubeve më të titulluar në botë.