Xavi: Kundërshtarët e kanë ndeshjen e jetës, Lewa gati

Xavi: Kundërshtarët e kanë ndeshjen e jetës, Lewa gati

Xavi Hernandez, trajneri i Barçës

Barcelona dhe Osasuna luajnë sot në 19:30 për javën e 33-të në La Liga. Dueli i "Camp Nou" është komentuar edhe nga trajneri i vendasve, Xavi Hernendez. Për katalanasin, Osasuna e ka ndeshjen e jetës pasi kërkon që me tri pikë të kapë zonën europiane. Nga ana tjetër, Barça me 79 pikë, 11 më shumë se Real Madridi e ka të sigurt titullin kampion, duke kërkuar ta sigurojë sa më herët.

"Nuk e di me çfarë rreshtimi do të zbres në fushë Osasuna, por di që do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së tyre. Nuk do të kursehen pasi janë duke zhvilluar një sezon të madh, por nga ana tjetër edhe për ne është një ndeshje e rëndësishme pasi nëse fitojmë bëjmë një hap më shumë drejt titullit. Duhet të tregojmë vazhdimësi", tha fillimisht Xavi.

Më pas trajneri foli edhe për gjendjen e Lewandowskit, duke konfirmuar edhe rikthimin e polakut.

"Mendoj se po dhe kjo jo vetëm për golat. Mendoj se tashmë është më dinamik në fushë dhe ka bërë hapa përpara. Është e kuptueshme që gjatë një sezoni ka momente në të cilat nuk ndjehesh mirë, sidomos pastaj kur vjen puna te një sulmues pasi atyre ju duhen edhe golat. Por, unë e them me siguri se sezoni i Lewandowskit është brilant", tha trajneri i Barcelonës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja