Xavi tregon arsyen e sherrit me
Neymar: Të jetë më i kujdesshëm

Xavi tregon arsyen e sherrit me<br />Neymar: Të jetë më i kujdesshëm
Xavi Hernandez, tashmë një ish-lojtar i Barcelonës ka folur për arsyen e zënkës me Neymar gjatë festimit për fitimin e Champions League. 

35-vjeçari, i cii luajti ndeshjen e 828 me Barcelonën në finalen me Juventusin, ka treguar se për sherrin me brazilianin.

Xavi, i cili është prezantuar me ekipin e tij të ri Al-Sadd, është shprehur se Neymar duhet të tregonte më shumë kujdes me qindra dhe mijëra tifozë që kishin dalë për të parë lojtarët. 

“Ai (Neymar) po përpiqej të më hiqte këpucët nga këmba dhe të më shtynte kur ndodhesha para autobusit”, është shprehur Xavi për gazetën e Katarit “Sport”. “I thash të ndalonte dhe të përqendrohej tek njerëzit që kishin dalë në rrugë.”

Lojtari spanjoll më tej tha se paradat janë një mundësi për të falënderuar tifozët për mbështetjen dhe se këto parada në fund të fundit janë për njerëzit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën