Xhaçka në Bulqizë: Brenda 3 viteve përfundon Rruga e Arbrit, do vini në Tiranë për 30'
Ndalesa e radhës e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë turit të llogaridhënies publike të qeverisë, këtë fundjavë ishte Bulqiza. Ministrja Xhaçka takoi dhe bisedoi nga afër me banorët e Njësive Administrative Trebishtë, Ostren dhe Gjoricë.
Ndalesa e radhës e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë turit të llogaridhënies publike të qeverisë, këtë fundjavë ishte Bulqiza. Ministrja Xhaçka takoi dhe bisedoi nga afër me banorët e Njësive Administrative Trebishtë, Ostren dhe Gjoricë. Gjatë këtyre takimeve Xhaçka tha se, përballje të tilla shërbejnë për të qenë më pranë komunitetit.
Ne mund të mos i kemi mundësitë financiare për të zgjidhur shumë gjëra, por ne nuk kemi absolutisht asnjë justifikim për të mos qenë korrekt deri në fund me punën tonë për t’ju shërbyer juve. Ne jemi sot një maxhoarancë që qeverisim vendin, qeverisim njëlloj të majtë e të djathtë, sepse të majtë dhe të djathtë kanë fëmijë për të rritur, kanë familje për të mbajtur, kanë të ardhme përpara si shqiptarë mbi të gjitha, jo si njerëz me përkatësi politike.
Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Problemet me regjistrimet në gjendjen civile dhe mungesa e një sporteli për pagesën e energjisë eklektike, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga banorët e Trebishtës.
Për të gjitha ato problematika, të cilat ju mund ti keni rënë dyerve dhe nuk keni gjetur zgjidhje, sot është momenti që të ballafaqoni gjithsecilin për përgjegjshmërinë dhe papërgjegjshmërinë tonë dhe nga ana tjetër të na bëni me dije se çfarë nuk shkon dhe të gjithë bashkë të gjejmë një zgjidhje.
Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Njësia administrative Gjoricë është një prej zonave të Bulqizës ku do të kalojë rruga e Arbrit, e cila do të ketë impakt të gjerë për të gjithë qarkun e Dibrës.
Ambicia jonë është që brenda 3 vjetëve, segmenti që lidh Tiranën me Bulqizën të ketë përfunduar. Dhe do të jetë një segment që do të bëhet për 30 minuta. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme edhe për të zhvilluar zonën, edhe për ta bërë më atraktive për të gjithë ata të cilët mund të vijnë dhe të shfrytëzojnë ambientet e bukura dhe turistike që ka Dibra.
Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 16:24
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Bulqizë pa energji elektrike! Në rrugën e Arbrit në fshatin Kajmak rrëshqitje gurësh
21 Nëntor, 08:59
-
Bulqizë/ 50 vjeçari u aksidentua gjatë punës në galerinë e minerës, nisin hetimet për administratorin e firmës
11 Nëntor, 12:50
-
Bulqizë/ Shoferi humbet kontrollin e mjetit, makina bie në lumë (VIDEO)
10 Nëntor, 14:25
-
Aksident në Bulqizë, makina përplas motorin! Plagoset rëndë një person
31 Tetor, 14:11
-
Edison Ypi: Lacrimosa
29 Tetor, 11:26
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor, 09:57
-
Bulqizë/ Arrestohet 33 vjeçari, nuk iu bind urdhrit të policisë! Gjatë kontrollit iu gjet sasi lënde narkotike
25 Tetor, 08:44
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
-
Një ditë transformimesh! Njihuni me Samiun, të riun nga Bulqiza që ushtron zanatin më të veçantë
26 Shtator, 09:36
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator, 18:29