Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbërritur në Darëzezë, të Fierit, ku së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi monitoruan punën që po kryhet në terren.

Ministrja Xhaçka u shpreh se: “Situata është kritike por gjithçka e kemi nën kontroll, FA dhe pushteti vendor kanë marrë të gjitha masat për funksionimin e plotë të hidrovorit dhe sigurinë e jetës së 400 familjeve Darëzezë”.

“Përgjegjësi maksimale për të parandaluar sa mundemi e për t’ju gjendur pranë gjithkujt që i rrezikohet jeta dhe prona”,
shtoi Xhaçka.

Më herët në Darëzezë mbërritën 40 efektivë të FA, të cilët vendosën thaës më rërë anës lumit në Darëzezë , në mënyrë që të evitohej prishja e argjinaturës së lumit.

Ministjra Xhaçka po monitoron situatën në hidrovorin e Darëzezës që prej orës 2 të natës.

xhacka
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com