Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku ishin pjesë panelistë si europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta.
Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.
“Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështirq që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.
Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për tre ditë rradhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.