Xhaçka në Prishtinë: Shqipëria ka ngritur zërin në mbështetje të Kosovës në çdo forum ndërkombëtar, absurde vonesa e liberalizimit të vizave me BE-në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj në Prishtinë ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvalla ku kanë folur mbi zhvillimet e fundit dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. 

Xhaçka përgëzoi qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë sa i takon çështjes së targave me Serbinë. Ndërsa shtoi se çështja më e rëndësishme për të cilën ishte angazhuar edhe Shqipëria, është ajo e njohjes reciproke es Kosovës dhe Serbisë. 

“Shqiptarët sot janë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit. Është bërë shumë progres por ka ende shumë punë për të bërë. Një vëmendje e veçantë do t’u jepet edhe bashkëkombasve tanë në Luginën e Preshevës. Çështja më e rëndësishme është mbështetja e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritja e marrëveshjes që sjell njohjen reciproke të dy vendeve. Arritja e kësaj marrëveshje është një domosdoshmëri, ndërsa unë dua të përgëzoj qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinsë sa i takon çështjes së targave.  Ne e mbështesim të drejtën legjitime të Kosovës dhe e mirëpresim synimin e Kosovës për t’u përfshirë në partneritetin për Paqe”- u shpreh ministrja e Jashmte. 

Ndërsa më tej, Xhaçka bëri thirrje që Asambledja Parlamentar e Këshillit të Evropës duhet të vinte drejtësi sa i takon raportit të Dick Marty-t kundër liderve të UÇK-së. Ajo tha se akuzat ndaj tyre nuk u provuan nga hetimet e bëra. Gjithashtu deklaroi se UNMIK duhet të reduktonte ndjeshëm aktivitetin në Kosovë duke theksuar se Kosova nuk është më një çështje që duhet medoemos të përfshihet në punën e Këshillit të Evropës.

“Do të ishte në nderin e asamblesë parlamentare që të vërë në vend këtë drejtësi ku nuk u provua dhe nuk u përfshi në asnjë rresht trafikimi i organeve. Kosova nuk është më një çështje që duhet të përfshihet në punën e Këshillit. Aktiviteti i UNMIK duhet të reduktohet ndjeshëm deri në 1 herë në vit. Shqipëria e ka Kosovën në zemër dhe në mendje për çdo gjë që bën. Në çdo vizite apo çdo qëndrimi që Shqipëria mban në një çështje të caktuar, pyetja që shtrohet është sa e ndihmon kjo Kosovën”- tha Xhaçka. 

Ministrja shtoi se po punohej për për përfundimin e projekteve të përbashkëta për Konsullatat në Strugë dhe Ulqin, ndërsa e cilësoi ‘absurde’ vonesën që po i bëhej Kosovës për liberalizimin e vizave me BE-në. 
 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?