“Kryetarët e bashkive duhet të marrin masa për ruajtjen e argjinaturave dhe mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që të mos ketë probleme. Duhet të punojmë të gjithë bashkë që ti vijmë në ndihmë popullit të prekur nga përmbytjet dhe të mos lejojmë që situata të tilla të ndodhin”, tha Xhaçka.
“Koordinimi paraprak i rëndësishëm për parandalimin e pasojave në rast përmbytje. Duhet të mësojmë nga eksperiencat ndër vite. I kam kërkuar EC dhe IGJU të identifikojnë të gjitha zonat me probleme në kanalizime, kolektorë, etj, për të pasur një situatë të qartë. Masat për të ardhmen duhen marrë nga realiteti sot”, theksoi ministrja.
Dëmtimi i disa urave të ndërtuara nga FA, Xhaçka theksoi se "bashkitë të mos neglizhojnë në cilësinë e ndërtimit të këmbëve te urave".
[gallery]25490[/gallery]
Deri më tani Forcat e Armatosura kanë evakuar 17 familje që rrezikohen nga përmbytja e lumit Vjosa dhe deri tani ka përmbytur 7 banesa.
Banorët e fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë për të shmangur pasojat.
Prefekti i Vlorës ka shpjeguar shtabi i emergjencave po monitoron situatën nga afër që prej mbrëmjes së djeshme.