Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim në MEPJ Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Ministrja Xhaçka vlerësoi vëmendjen që Lituania ka treguar ndaj Shqipërisë, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Urojmë që, BE-ja do të vendosë mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me vendin tonë sa më parë. Gjithsesi, unë e sigurova kolegun Landsbergis se Shqipëria do të vijojë procesin e reformave. Një temë me shumë rëndësi, për të cilën shkëmbyem mendime, ishte situata aktuale e sigurisë në Evropë. Si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për Ukrainën, Shqipëria ka qenë aktive dhe vazhdon të lobojë brenda KS për të siguruar mbështetje sa më të gjerë të mundshme për këtë çështje”, tha kryediplomatja Xhaçka në deklaratën e përbashkët për mediat.
Ndërkohë, Ministri Landsbergis vuri në pah se Shqipëria po ndjek të gjitha reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE.
“Sigurisht ne po ndjekim situatën në rajon dhe po shikojmë se Shqipëria po kontribuon dhe po vepron në përputhje me parimet e BE. Mendoj se është mjaft e rëndësishme të kemi progres të mëtejshëm dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut të shpresojmë që do të ketë një anëtarësim sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE”, tha ai.
Në përfundim të takimit, dy ministrat nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për Konsultime Dypalëshe mes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë.
Vizita e ministrit Landsbergis në Shqipëri vjen në kuadër të një turi rajonal që ai po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vizitë përkon me kremtimin, pak ditë më parë, të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Lituanisë.
S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar, 09:10
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Rama: Shumë shqiptarë në Gjermani po kërkojnë rimarrjen e shtetësisë, duhet angazhim! Marrëveshja me Greqinë për pensionet, e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor 2024, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor 2024, 12:45
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56