TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ky takim i tyre, vjen teksa Kim pritet të përfundojë misionin e saj në Tiranë dhe një tjetër pozicion të rëndësishëm në DASH. Ka qenë ministrja Xhaçka ajo që ka ndarë fotot nga ky takim, ndërsa krahasa tyre shkruan se është e trishtueshme të shohësh një mike teksa largohet.
Xhaçka ka një falënderim për ambasadoren Kim, për të cilën thotë se gjithmonë ka punuar me zemër vetëm në interes të Shqipërisë. Ajo thekson se kanë punuar shumë për avancimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan Xhaçka.
Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik. Nga 10 korriku, ajo pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane.
Lere mos e pyet. Trishtim i madh shume. Qjo mbushi valixhet.
Përgjigju