Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të premte një takim më zv/sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller ku në fokus të diskutimit kanë qenë çështja e sfidave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Aleancës. Gjatë një deklarate të përbashkët për media, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për angazhimin e saj në forcat euroatlantike, për të kontrbuar për ruajtjen e solidaritetit dhe uniteti të Alencës.

Duke u ndalur tek investimet sa i përket buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019 , ministrja Xhaçka u shpreh se qeveria ka në prioritetet e saj, projektin për  rritjen e investimeve  për modernizimin e Forcave të Armatosura

Ne jemi shumë entuziastë që NATO zgjodhi Bazën Ajrore të Kuçovës, si një bazë taktike për operacionet e Aleancës në rajonin e Ballkanit. Ky është tashmë një projekt ambicioz në të gjitha drejtimet, i cili konfirmom vendin tonë si lider sigurie në rajon dhe më gjerë. Më lejoni të nënvizoj se kontributet e Shqipërisë në NATO janë dëshmia më e mirë e kontributit real të vendeve të vogla në drejtim të sigurisë kolektive. Konkretisht, Shqipëria në më pak se 2 vjet ka trefishuar praninë e trupave (136 personel) në Misionin e NATO-s në Afganistan, mbështet fuqimisht Misionin e KFOR në Kosovë, është e angazhuar në Prezencën e Forcës së Përparuar të NATO-s në Letoni si dhe në aktivitetin detar të NATO-s në Detin Egje.

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka përshëndeti  vendimin historik të marrë ditën e sotme në  Kuvendin e Kosovës, për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Ushtri. Teksa e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm, Xhaçka tha sekjo  ishërben frymës euroatlantike dhe paqes në rajon.

Vetëm pak minuta më parë Kuvendi i Kosovës miratoi krjimin e ushtrisë. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dua të përshëndes këtë vendim historik që do t’i shërbejë frymës euroatlantike dhe paqes në rajon.  Njëherësh vlerësojmë vendosmërinë e Autoriteteve Kosovare për të vazhduar bashkërendimin e ngushtë me Aleancën si dhe politikën e dyerve të hapura. 

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes


Nga ana e saj edhe zv/sekretarja e përgjithshme e NATOS, Rose Gottemoeller vlerësoi kontributin e dertanishëm që kanë dhënë vendi ynë në NATO , bëri me dije se NATO  do të investojë 51 milion euro për modernizimin e Forcave të Armatosura në Kuçovë.

"E vlerësoj faktin që Shqipëria po kryen investime të shumta te Forcat e Armatosura. Kjo s' ka të bëjë thjesht me financimin por është një investim i mirëfilltë për kapacitetet ushtarake të cilat kontribojnë si pjesë e NATOS. Përgëzoj suksesin e forcave tokësore. NATO është e angazhuar për të kontribuar në sigurinë e Shqipërisë.Ne do të investojme 52 milion euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë. Ky projekt rrit vendosmërinë dhe synimin për të modernizuar nivelin e sigurisë.

Rose Gottemoeller, zv/sekretare e Përgjithshme të  NATO-s