Xhaçka takim me homologen e Bosnje Hercegovinës: Do të forcojmë dialogun politik! Bashkëpunimi mes 2 vendeve ka potencial të madh (VIDEO)

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologen e Bosnje Hercegovinës, Bisera Turković, ku diskutuan mbi dialogun politik dhe bashkëpunimin në rajon si dhe çështje të interesit të përbashkët.

Pas takimit Xhaçka në një prononcim për mediat tha se ishte një kënaqësi të priste në Tiranë Turković, pavarësisht masave anti-COVID.

‘Ishte një kënaqësi që prita sot në Tiranë, Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković, në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë. E dashur Bisera, mirëserdhe dhe më vjen mirë që pavarësisht kufizimeve që ka krijuar pandemia COVID-19, patëm mundësinë të takohemi personalisht.”

Ajo tha se së bashku me homologen ranë dakord që të vijojnë dialogun politik dhe të intensifikojnë atë duke rritur kontaktet.

“Ne patëm një bisedë mjaft konstruktive mbi axhendën tonë bilaterale, ku ramë dakord që të vijojmë dialogun politik dhe ta intensifikojmë atë duke rritur kontaktet e nivelit të lartë.

E mirëprita vendimin e Bosnje dhe Hercegovinës për të hapur së afërmi një përfaqësi rezidente në Tiranë dhe ndava me zonjën Turković, dëshirën tonë për të reciprokuar në të ardhmen e afërt.

Jam e bindur që ky veprim do të shërbejë si një hap konkret për të çuar përpara marrëdhëniet tona.”

Xhaçka tha se besonte se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bonje Hercegovinës ka një potencial të madh, që ende është i pashfrytëzuar dhe se ka shumë hapësira për të krijuar lidhje ende të pashfrytëzuara ekonomike e tregtare, për të rritur investimet por edhe për të rritur shkëmbimet në përgjithësi mes vendeve e popujve tanë.

“Unë besoj që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës ka një potencial të madh, që ende është i pashfrytëzuar. Ka shumë hapësirë për të krijuar lidhje ende të pashfrytëzuara ekonomike e tregtare, për të rritur investimet por edhe për të rritur shkëmbimet në përgjithësi mes vendeve e popujve tanë.                            

Në këtë aspekt, merr shumë rëndësi finalizimi i disa marrëveshjeve dypalëshe që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë siç është për shembull ajo e lejeve të drejtimit.

Ne ndajmë të njëjtin qëndrim, që komunitetet tona respektive janë një urë lidhëse për të rigjallëruar miqësinë mes dy vendeve, ndaj respektimi dhe integrimi i tyre i mëtejshëm në strukturat social politike duhet të jetë një detyrë për qeveritë tona.”, tha ministrja.

Ajo gjatë fjalës së saj tha se ky është një momënt i rëndësishëm 2 vendet sa i takon aspiratave të përbashkëta për t’u afruar me BE.

 “Ky është një moment i rëndësishëm për vendet tona, sa i takon aspiratave të përbashkëta për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Shqipëria gjendet në prag të hapjes së bisedimeve për anëtarësim, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina pret marrjen e statusit kandidat. Por besoj që është koha, që BE të ndërmarrë një qasje më strategjike ndaj rajonit tonë, duke kuptuar fuqinë që ka ëndrra e integrimit Evropian në transformimin dhe zhvillimin e rajonit.”

“Ky është një moment i rëndësishëm për vendet tona, sa i takon aspiratave të përbashkëta për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Shqipëria gjendet në prag të hapjes së bisedimeve për anëtarësim, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina pret marrjen e statusit kandidat. Por besoj që është koha, që BE të ndërmarrë një qasje më strategjike ndaj rajonit tonë, duke kuptuar fuqinë që ka ëndrra e integrimit Evropian në transformimin dhe zhvillimin e rajonit.”

“E sigurova ZvKm Turković për qëndrimin e pandryshuar të Shqipërisë, e cila përkrah fuqimisht unitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnje dhe Hercegovinës, procesin e saj të integrimit në NATO dhe BE, duke iu bashkuar përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar në drejtim të nxitjes së reformave të nevojshme politike në vend, për një dinamikë të re në proceset integruese. Qëndrimi ynë është në një linjë me atë të aleatëve tanë, kundër çdo përpjekje për destabilizim dhe retorike separatiste dhe në mbështetje të zbatimit të Marrëveshjes së Dayton-it.

Ndërkohë që, duke mirëkuptuar specifikat e veçanta të situatës së Bosnje Hercegovinës, i kërkova asaj që të shqyrtojnë mundësinë për të gjetur zgjidhje konkrete për disa nga problematikat që lidhen me Kosovën, siç janë nevoja për njohjen e dokumenteve apo nevoja për lehtësimin e procedurave të vizave. E bindur që nga këto zgjidhje do të përfitojë i gjithë rajoni, por edhe vetë Bosnje Hercegovina duke nxitur shkëmbimet e tregtinë. E po ashtu, ky do të ishte një moment i përshtatshëm për të rivlerёsuar pozicionin e autoriteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe përfshirjen e saj në organizatat rajonale, veçanërisht në Kartën e Adriatikut.

Ne ndajmë të njëjtën qasje për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, dhe unë besoj që duke punuar ngushtë së bashku do të arrijmë që t’i çojmë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës në një stad tjetër bashkëpunimi e shkëmbimesh.”, tha Xhaçka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Bosnja-Hercegovina rihap Ambasadën në Tiranë, Meta pret ministren e Jashtme Turkoviç

Ministrja e Jashtme e Bosnje Hercegovinës Bisera Turkoviç pas takimit me homologen Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim edhe me presidentin Ilir Meta.

Presidenti Meta, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, u shpreh se e mirëpret vendimin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës për rihapjen e ambasadës në Tiranë, si shprehje të interesit të drejtpërdrejtë për nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e rihapjes së ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë, sa më parë të jetë e mundur.

Presidenti Meta u shpreh se dialogu politik konstant, bazuar në frymën konstruktive dhe respektin e ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi në rritje, përbëjnë premisën më të mirë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bosnje dhe Hercegovinën.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit theksoi mbështetjen që Shqipëria jep në mënyrë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin e Bosnje-Hercegovinës.

Presidenti Meta vlerësoi lart kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe atij boshnjak në Shqipëri, si një urë lidhëse tepër të rëndësishme mes të dy vendeve dhe popujve tanë.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja