Xhaçka takon homologun Portugez Cravinho: Me çeljen e negociatave BE vlerësoi punën dhe arritjet tona! Portugalia premton mbështetje teknike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot homologun nga Portugalia Joao Cravinho. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria u mbështet pa rezerva nga Portugalia mike për hapjen e negociatave. Sipas saj BE certifikoi arritjet e Shqipërisë me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona. Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Mbajtja e KNQ-së, nënkupton se BE ka miratuar punën dhe arritjet tona. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona. Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur, vlerёsuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal, në një mënyrë që promovon integrimin me BE. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të vendeve të rajonit dhe Ukrainës, instrument efikas për të inkurajuar forcimin e paqes. Bashkëpunimi në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, ekzistojnë mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm. Shqipëria në KS vlerësohet lart pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që trajtohen. Portugalia do tё vijojё tё na mbështes nё sfidat e agjendёs sonë tё përbashkët ndёrkombёtare. Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik”, tha Xhaçka.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Portugalisë, Joao Gomes Cravinho deklaroi sot se Portugalia mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Cravinho në konferencën e përbashkët me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se është nder që të jetë ministri i parë i punëve të jashtme të vendeve të BE-së i cili viziton Tiranën pas konferencës së parë ndërqeveritare të 18-19 korrikut 2022.

“Shqipëria është vend kandidat prej vitesh por tani ka ardhur momenti kur janë çelur negociatat dhe do të fillojë procesi i skanimit dhe besoj se do të ketë një periudhë mjaft intensive, dialogu, punë dhe shkëmbimesh ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Portugalia është shumë mbështetëse për këtë proces pranimi dhe mezi presim që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. Jemi të disponueshëm jo vetë sa i përket aspektit politik, por gjithashtu dhe në aspektin teknik. Ne e kemi kaluar procesin e anëtarësimit të vendit tonë që ka qenë një proces kompleks që ka kërkuar kohë por jam besimplotë se procesi i integrimit të Shqipërisë do të jetë i suksesshëm. Kështu edhe një herë më lejoni të them se do të keni mbështetjen tonë teknike kurdo që Shqipëria mendon se mbështetja jonë do të nevojitet”, tha ai.

Ai shtoi se kjo është një arsye tjetër për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Ministri Cravinho shtoi se u fol dhe për mundësinë e rritjes së ndërveprimeve në institucionet arsimore, në veçanti institucioneve të Arsimit të Lartë në vend dhe studentëve. Sigurisht, shtoi ai, dhe lidhjet ekonomike duhet të rriten. “Ato janë në një nivel të tillë që tregon se ka goxha potencial për zhvillim të mëtejshëm dhe mezi presim që këto marrëdhënie të mund të intensifikohen më tej”, tha ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 25/07/2022 17:11

    Miss Gjalica,miss Shemsia,miss partia. Partia te heq njollen. Si nuk u ngopen keta shqiptaret e varfer,veç lajme,tallava e bela duan keta barkzgropurit e dreqit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI