Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, miraton me nga 94 vota Olta Xhaçkën ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin te 'Mbrojtja'! Betohen te Meta

Ndryshimet e reja në qeveri, ku Olta Xhaçka u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, sjellin mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila ka nisur në orën 17:00.

Olta Xhaçka është votuar me 94 vota pro për emërimin e saj si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po me 94 vota është emëruar Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes.

Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Kuvendi i Shqipërisë e nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhe 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

( Kliko këtu ) Dokumenti, si votuan deputetët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
'Do zbatoj me përpikëri Kushtetutën'/ Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi betohen para presidentit Meta (VIDEO)

Pasi Kuvendi votoi dy emrat e rinj në ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes, dy ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi janë betuar pasditen e kësaj të hëne para presidentit Ilir Meta

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”

Presidenti i  Republikës,  Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Ora 18:12
Emërimi i Xhaçkës dhe Peleshit, ambasadori Luigi Soreca: Urime! Pres të punojmë sëbashku

Pas votimit në Parlament të dy emrave të rinj, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Ai ka uruar dy ministrat ku i fton për vijimin e bashkëpunimit në rrugën drejt BE-së.

"Urime Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi për emërimin e tyre si ministre e Jashtme dhe ministër i Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë punën së bashkë për të ndihmuar Shqipërinë të ecë më shpejt në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Faleminderit për një bashkëpunim të madh", shkruan Soreca.

Ora 17:37
Me nga 94 vota pro, Kuvendi miraton dekretet për Olta Xhaçkën ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin te 'Mbrojtja' (VIDEO)

Kuvendi ka votuar sot për dekretet e Presidenti për ndryshimet e fundit në Qeveri.

Dekreti i Presidentit për shkarkimin e znj. Xhaçka nga pozicioni i ministre së Mbrojtjes u miratua me 95 vota, ndërsa për emërimin e saj si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë votuar pro 94 deputetë,  4 kundër dhe 1 abstenim.  

Dekreti për shkarkimin nga detyra e ministrit të Jashtëm të Ramës u miratua me 95 vota pro dhe emërohet Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes me 94 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.

1609583846_xhackapeleshi.jpg

Niko Peleshi dhe Olta Xhacka

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia