Xhafaj: Bëmë reformën në drejtësi 
por kemi ende shumë për të bërë

Xhafaj: Bëmë reformën në drejtësi <br />por kemi ende shumë për të bërë
Kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Fatmir Xhafaj ka vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit në Nsinë 10 në Tiranë.

I shoqëruar edhe nga kandidatja tjetër për deputete Klotilda Ferhati, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar takime me banorë të kësaj njësie. Sipas tij në këto 4 vite janë ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

"Kemi dëshmuar se në katër vite kemi bërë shumë. Rrugë dhe investime të reja nëpërmjet Rilindjes Urbane në të gjithë vendin, ndërmorëm hapin e rëndësishëm të reformimit të sistemit arsimor dhe ia dolëm me sukses, mundëm të bënim qytetarët që të besojnë tek shërbimi mjekësor kombëtar i cili ofron mundësi të njëllojta për të gjithë shqiptarët pavarësisht nga të ardhurat e tyre.

Zhdukëm informalitetin duke bërë që të formalizojmë vende pune. Ndërmorëm hapin e rëndësishëm drejt reformës në drejtësi. Shumë kemi bërë, por kemi akoma dhe më shumë për të bërë’’,
përfundoi Xhafaj.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë