Xhafaj: Jo pazare me propozimet
e EURALIUS për Vettingun

Xhafaj: Jo pazare me propozimet<br />e EURALIUS për Vettingun
Në pritje të seancës ku anëtarët e komisionit në drejtësi do të diskutojnë variantin final të ligjit të Vetingut, rakorduar midis ekpertëve të PD-së dhe atyre të EURALIUS dhe OPDAT, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj e quan ‘Pazar’ një konsensus që do të arrihej jashtë 4 parimeve të panegociueshme të përcaktuara nga EURALIUS.

A mund të ketë konsensus jashtë disa parimeve që nuk duhen prekur? Ky është konsensusi? Konsensusi që prek parimet e rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e  Vetingut nuk është konsensus, por është Pazar. Këto katër komponentë janë të rëndësishme që të ruhet vertebra dhe ky ligj të mos deformohet dhe të jetë i suksesshëm në aplikimin e tij në praktikë” tha Xhafaj. 

Në mbledhjen e 16 gushtit EURALIUS përcaktoi vijën e kuqe të Brukselit për çështjet që nuk ndryshoheshin në ligjin që do të bëjë pastrimin e drejtësisë shqiptare.

Rainer Deville shefi i EURALIUS në Tiranë është kujdesur te listoje 4 çështje qe nuk mund te preken; se pari nuk mund të ekzistojë një afat kohor ose një kalendar për secilin rast individual, se dyti procesi i rivlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore dhe të inteligjencës për vlerësimin e figurës, se treti roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet dhe e fundit bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktikat korruptive.

Por a do e japë opozita konsensusin e saj pas kësaj vije të kuqe?

Po mirë, opozita nuk është kundër BE dhe SHBA. Nëse opozita shikon si ne, si SHBA e BE që ka një eksperiencë më të madhe, ose forcë më të madhe skpertize shprehet që kjo është zgjidhja më e mirë duke u nisur nga standardet më të mira evropiane dhe praktika të tjera mendoj se nuk ka arsye që opozita apo kushdo tjetër të thotë se ajo që mendoj unë është më e mira dhe është monopol i së vërtetës” tha Xhafaj.

Janë plot 20 momente ne ligjin e Vetingut për te cilin misioni i Bashkimit Europian i jep te drejte opozitës, të cilat do të riformulohen në dokumentin final që do t’i përcillet të hënën për shqyrtim komisionit.
 
Ndërsa të martën kreu i kuvendit do të përcaktojë me kryetarët e grupeve parlamentare, datën se kur do të mblidhet seance e parë plenare për të votuar Vetingun.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital