Xhafaj: Kërkesa e Bashës për
rinegocim të Vettingut,absurde!

Xhafaj: Kërkesa e Bashës për<br />rinegocim të Vettingut,absurde!
Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj e ka cilësuar absurde kërkesën e kreut të PD, Lulzim Basha për rinegocim të ligjit të Vettingut, që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.
 
'Kjo ishte gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë, që partitë paskan fuqi të zhbëjnë Gjykatën Kushtetuese.
 
PD nuk mori pjesë në debatin për Vettingun, nuk u angazhua fort, nuk arrij ta kuptoj.
 
Përfundimisht e bëri kauzë në Kushtetuese për të bllokuar procesin dhe sot kërkon që të mblidhen dy partitë që t'i thonë Gjykatës se biem dakord.
 
Çështja është në Gjykatë, pavarësisht se nuk jam i bindur me vendimin e Kushtetueses për ta pezulluar, gjithsesi respektoj institucionin dhe po presim me qetësi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili javën e ardhshme do të jetë publik.
 
Shpresoj që Gjykata ka qenë serioze në pyetjet e dërguara në Kushtetuese dhe po ashtu të respektojë opinionin e Venecias.
 
Prova e fortë e Kushtetueses do të jetë në respektimin e opinionit të Venecias.
 
Do të respektojmë me qetësi vendimet e Kushtetueses
"deklaroi ai.
 
Kreu i PD, kërkoi dje nga Rama që të rikthejë Vettingun në Kuvend për ta miratuar me konsensus për të zhbllokuar ligjin.
 
Reagimi i Bashës erdhi pas deklaratës së Ramës se PD duhet të tërhiqet nga Vettingu për ta zhbllokuar për t'i hapur rrugë negociatave për integrimin në dhjetor.
 
Gjithashtu Xhafaj deklaroi sot se në muajin dhjetor komisioni do të fokusohet te ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi.
 
"Në dhjetor më shumë vëmendje ligjeve, por jo atyre që janë miratuar, por ligjeve të tjera të Reformës në Drejtësi.
 
Pjesën më të madhe të dhjetorit do të diskutojmë për Reformën në Drejtësi.


Këto ditë do të nisim 20 ligje të reja për Reformën në Drejtësi. Nuk e di nëse do të jetë opozita e pranishme, janë të paparashikueshëm.
 
Këto janë ligje që do e bëjnë sistemin funksional, do të bëjmë konsultime edhe me gjyqyatë dhe prokurorë" deklaroi ai në Komisionin e Ligjeve.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon